E vendosi ministër të Brendshëm, porosia e Ramës për Çuçin: Ndiq rrugën e Lleshajt
Bledi Çuçi mori dje zyrtarisht detyrën e re si ministër i Brendshëm.
Teksa la ministrinë e Bujqësisë, Çuçi fillimisht u betua përpara presidentit, Ilir Meta së bashku me pasardhësen e tij, Milva Ekonomi.
Pasi dorëzoi çelësat e ministrisë së Bujqësisë përmes një ceremonie që zgjati për gati dy orë, Bledi Çuçi u prit në ministrinë e Brendshme nga paraardhësi i tij, Sandër Lleshaj.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës u zhvillua edhe në praninë e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili i dha “bekimin” në detyrën e re ministrit Çuçi.
“Ministri i Brendshëm të konsolidojë atë profil që Sandri (Lleshaj) filloi të ndërtonte si një figurë drejtuese, e punëve të brendshme, jo si polici numër 1 i Shqipërisë”, u shpreh Rama.
I tillë duket se është edhe zotimi i Çuçit, i cili e merr këtë post të rëndësishëm kaq befasisht. Ai dëshiron që mandati i tij, për aq sa të zgjasë të mbahet mend si ministër i punëve të Brendshme.
“Në përfundim të mandatit do të doja që publiku të thoshte i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, dhe jo ministrit të policisë apo të rendit”, u shpreh Çuçi.
“Ndihem mirë që sulmet që u shkaktuan kundër shtetit, t’i përballojmë pa shkaktuar ndonjë tragjedi të pariparueshme”, ishin fjalët e fundit të Sandër Lleshajt nga zyra që e drejtoi për afro dy vjet.
Lexoni gjithashtu:
Sandër Lleshaj zbulon prapaskenat e emërimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta