Edhe 4 vjet investime strategjike, qeveria shtyn afatet e rrit vlerën për projektet

26 Janar 2024 | 17:48

Në Shqipëri mund të aplikohen projekte me statusin “investim strategjik” deri në fund të vitit 2027.

Afati i ri është vendosur nga qeveria, me argumentin se tregu ka nevojë për resorte dhe sipërmarrje me vlerë mbi 50 milionë euro.

Qeveria do të zgjasë afatin e ligjit për investimet strategjike me katër vite të tjera.

Ligji i mbaroi efektet e tij në fund të vitit 2023, por sipas propozimeve të hedhura në Komisonin e Ekonomisë, subjektet e interesuara për investime të tilla, do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre deri në fund të vitit 2027.

Për deputetët e majtë, argumenti lidhet me dinamikat e zhvillimit që ka marrë vendi në sektorin e turizmit dhe flukset e investimeve të huaja.

Me anë të ndryshimeve ligjore të propozuara, qeveria synon të rrisë edhe vlerën e investimeve, duke kaluan nga 30 milionë euro në 50 milionë euro për procedurë të zakonshme dhe nëse do të duhet të kemi një procedurë të veçantë, ajo duhet të ketë vlerën e mbi 100 milionë eurove.

Nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit dhe deri tani, janë trajtuar 88 projekte investimi, prej të cilave 40 kanë përfituar status strategjik, 14 projekte janë refuzuar dhe 34 të tjera janë në fazë vlerësimi.

Ligji për investimet strategjike është kritikuar nga opozita, e cila thotë se përmes tij, qeverinë ka favorizuar klientë të vetët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026