Edhe 40 të huaj në mesin e protestuesve të arrestuar në Iran

22 Nëntor 2022 | 21:52

Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjimi iranian gjatë protestave që po vazhdojnë që nga shtatori në këtë vend, janë edhe 40 nënshtetas të huaj.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Setayeshi, për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, të martën.

Setayeshi, sipas agjencisë IRNA, tha se armiqtë e Iranit duan ta krijojnë një pamje “të zezë dhe të ithët, plot me kaos dhe pasiguri” të vendit.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian tha se të arrestuarit po përballen me akuza të ndryshme, përfshirë spiunazh, dhe shtoi se proceset gjyqësore të tyre do të zhvillohen nën ligjin kriminal islamik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Gjithsej 1.118 protestuesve në Iran u janë ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha Setayeshi. Deri më tani, të paktën gjashtë protestues janë dënuar me vdekje. Zyrtari iranian tha se të akuzuarit mund të apelojnë vendimin që merret për rastin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026