“Edhe Elbasani po rimerr frymë”, Rama publikon foto nga hapësirat e lira publike

31 Korrik 2025 | 11:11

Kryeministri Edi Rama ka postuar të mërkurën në Facebook disa foto nga Elbasani, ku shihen hapësirat e liruara nga bizneset që kishin vendosur objekte pa leje në hapësirat publike.

Në shoqërim të fotove, Rama shkruan: “Edhe Elbasani po rimerr frymë.”

Ai njofton gjithashtu se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël për “Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike”.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë. Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël  “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama

Ndërkohë, 31 korriku është afati i fundit për bizneset që të lirojnë vullnetarisht hapësirat pranë akseve rrugore kombëtare dhe të respektojnë distancën prej 20 metrash nga kanalet e rrugës.

Pas këtij afati, më 1 gusht, do të fillojnë gjobat dhe ndërhyrjet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Sipas kryeministrit Rama, masat ndëshkuese do të fillojnë me bizneset që nuk respektojnë urdhrat, përfshirë edhe kallëzime penale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan

Gruaja shqiptare, përballë mungesës së lirisë, paragjykimeve dhe një shoqërie që ka ndryshuar sistemet, por jo gjithmonë mentalitetin. Ky është boshti mbi të cilin ndërtohet...
13:38 | 19/07/2026

Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara,...
13:30 | 19/07/2026

Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë. Homazhet në nderim të tij...
13:15 | 19/07/2026