‘Edhe minjtë shkojnë në parajsë’, sfidat për të prodhuar një film të animiuar europian

27 Tetor 2021 | 09:52

Filmi vizatimor ‘Edhe minjtë i përkasin parajsës’, është një nga shembujt më të mirë në animimit evropian.

Producenti francez Alexandre Charlet ishte në Lion për shfaqjen kombëtare të filmit.

Katër shtete Polonia, Sllovakia, Franca, Republika Ceke me ndihmën e Evropës kanë bashkuar forcat për të prodhuar këtë film, i cili është i përshtatur për fëmijët, por edhe për të rinjtë.

Historia e filmit është e thjeshtë, por e bukur, një mi dhe një dhelpër papritmas e gjejnë veten në parajsë. Ata do të bashkojnë forcën dhe do të tejkalojnë diferenca për të gjetur prindërit edhe në parajsë.

Euronews u takua me producentët francezë dhe cekë, të cilët në qershor prezantuan filmin e tyre në Festivalin e Animacionit, një nga eventet më të më mëdha në botë.

“Është një aventurë e vërtetë europiane, qoftë në aspektin e prodhimit por edhe me të gjithë ata kafshë  që përjetojnë në moment epik. Organizimi që në vendosëm në fund ishte të xhironim në Pragë, në studio epike të Barrendov e më pas të bënim animimet në 3D e më pas të realizonim efektet special në Francë. Pra u ndamë në tre studio”, u shpreh Alexandre Charlet.

Filmi u prit shumë mirë nga publiku dhe kritika në ‘Annecy Festival’. Ai u publikua në Republikën Çeke dhe gjatë kësaj vjeshte do të shfaqet në ekranet evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026