Edhe sa do të zgjasë moti i paqendrueshëm? Hakil Osmani tregon si do të jetë koha këtë javë

7 Qershor 2021 | 09:33

Reshjet “surprizë” do të jenë normale gjatë 15 ditëshit të parë të qershorit ndërsa pjesa tjetër e muajit rezervon mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se java ka nisur me mot të dominuar nga vranësirat që do të krijojnë dhe reshje nga mesdita por mbrëmja do të rikthejë motin e kthjellët.

Parashikimi i motit këtë javë përkon me vranësira të cilat siç sqaroi Osmani, do të largohen gjatë fundjavës, duke bërë që vija bregdetare të jetë pothuajse gjatë gjithë ditës në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta.

“Temperaturat e ajrit në fakt, sjellin një rënie me 2 gradë Celcius gjatë kësaj fillim jave duke bërë që ditën e martë të zbresin në vlerat minimale në 9 gradë Celcius në zonat malore ndërsa maksimumet pritet të shkojnë deri në 28 gradë Celcius në ultësirën perëndimore,” – u shpreh meteorologu teksa theksoi se nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi një rritje graduale të vlerave termike.

Moti në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të cilat do të krijojnë mundësinë e reshjeve, ndërkohë një përmirësim i kohës pritet nga mesi i javës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026