“Edhe sa idiotë kanë mbetur”, Olivér Várhelyi rebelohet ndaj eurodeputetëve
Zemërimi ka përfshirë Parlamentin Evropian pasi komisioneri për Zgjerimin i ka cilësuar ligjvënësit si “idiotë”, teksa kujtonte se mikrofoni i tij ishte i fikur.
Oliver Varhelyi po përballej me një seancë pyetje-përgjigje në sesionin plenar, që kishte në fokus forcimin e politikës së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Pas thuajse një orë e gjysmë debat, komisioneri hungarez u ul dhe u dëgjua teksa thoshte në hungarisht: “Edhe sa idiotë kanë mbetur?”.
Më vonë, ai shpërndau një deklaratë në Twitter, ku thoshte se sinqerisht pendohej për atë që e quante një “keqkuptim” gjatë sesionit plenar.
Por më herët, disa ligjvënës të Parlamentit Evropian kërkuan dorëheqjen e tij, ndërsa të tjerë u shprehën të tronditur.
“Ky perceptim negativ i një komisioneri ndaj përfaqësuesve të qytetarëve evropianë është një turp”, tha Pedro Marques, euro-deputet portugez, grupi Social-Demokrat.
Ligjvënësi që foli përpara komisionerit hungarez u përpoq të shpjegonte përse ai mund të ketë reaguar në atë formë.
“Fakti që unë pyeta se si mundet që një vend kandidat si Serbia të ketë lidhje të ngushta me Rusinë dhe nuk po vendos sanksione ndaj saj mund ta ketë provokuar atë”, u shpreh Tomislav Sokol, euro-deputet kroat, grupi i PPE-së.
Sidoqoftë, reagimi reflekton një rritje të tensionit në marrëdhëniet mes Várhelyi dhe ligjvënësve evropianë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer