Rama: 34 mln dollarë për shpërblimet e pensionistëve, vaksina anti-COVID falas për këdo ka dëshirë ta bëjë
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria ka akorduar 34 milionë dollarë për shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.
“Po përgatisnim aktin normativ dhe pavarësisht pengesave të befasishme me të cilat na ka ndeshur tërmeti dhe pandemia ne do të vendosim 34 mln dollarë tani në dispozicion për pensionistë për vitin e ri”, tha kreu i qeverisë.
Me fondin në dispozicion, llogaritet që për çdo pensionist të ndahet 5000 lekë të reja.
Gjatë konferencës së përjavshme ‘Ekonomia në fokus kryeministri’ renditi prioritet e buxhetit për vitin 2021, ku veçoi 2-fishimin e ndihmës ekonomike dhe rritjen me 40 për qind të pagave për bluzat e bardha si dhe bëri me dije se vaksina anti-COVID do të jetë falas dhe me dëshirë.
“Mbani parasysh që mjeket infermierët do të kenë një rritje jashtëzakonisht të qenësishme të pagave, do të rritet paga edhe për mësuesit, di të rritet volumi i investimeve në shëndetësi dhe infrastrukturë dhe transformimi i infrastrukturës me standardeve do vazhdojë nga veriu në jug.
Dhe, mbani parasysh se kemi në luftë sfiduese me armikun e padukshëm për të cilikun do të na duhet të financojmë shumë edhe për vaksinën falas, jo me detyrim. Por çdokush që do të dëshirojë do ta ketë falas dhe mbani parasysh se do të vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, deri kur familja e fundit të jetë kthyer në shtëpinë e re, që do të jenë më të forta më të bukura.
Mbani parasysh shkollat që po ndërtohet pa asnjë dallim me shkollat në Francë, Gjermani etj., pavarësisht se ku ndodhen”, tha kreu i qeverisë, teksa nuk i kurseu kritikat për kundërshtarët politikë.
“Një gjë: kush i thotë kësaj qeverie që është qeveria e një pakice, e 10 oligarkëve, e të pasurve i merre të keqen sepse e kundërta është e vërtetë. Është dashur të vijë kjo shumicë qeverisëse para 7 vjetësh të ulet të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë dha ata që fitojnë më pak të paguajnë më pak”, tha kryeministri.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta