Edicioni i 33-të i lojërave olimpike, mbi 10 mijë sportistë nga mbarë bota në Paris

26 Korrik 2024 | 17:26

Përgatitjet kanë marrë fund, Parisi është gati për eventin më të madh të shumësportëshit, pikërisht lojërat olimpike, në edicionin e tyre të 33-të. Një event i cili pritet të ndiqet masivisht, ndërsa kryeqyteti francez do të pres 10.714 sportistë nga 206 shtete të botës, të cilët garojnë në 32 sporte të ndryshme.

Prej kohës Parisi ka zhvilluar përgatitjet nga infrastruktura, siguria dhe akomodimi, në mënyrë që të garantojë mbarëvajtjen e këtij eventi që vijon deri në 11 gusht.

Franca do të shpenzojë në total 9 miliardë euro për organizimin, ndërsa një punë e madhe është bërë dhe sa i përket vullnetarëve që do të kontribuojnë në event, ku numri i tyre shkon afro 50 mijë. Parisi do të jetë pritësi i numrit më të madh të eventeve të olimpiadës, por pjesë e maratonës janë dhe Lille apo Marseja. Në total janë 329 gara, të ku secila prej tyre do të zgjedhë më të mirët, që kurorëzohen më tej me medalje, që është dhe synimi madhor i gjithësecilit, kujtojmë këtu vendi ynë ka 8 sportistë.

Parisi mirëpret për herë të 2-të në 100 vite lojërat olimpike, të cilat ngrenë siparin këtë të premte, në orën 20, ndërsa ceremonia hapëse ndryshe nga herët e tjera nuk zhvillohet në stadium, por në lumen Senë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026