Edicioni i dytë i Festivalit të Serenatës në Korçë, Lazarela: Nuk jetojmë dot pa të
Korça, qyteti i kitarës, mandolinës dhe i djemve që këndonin nën ballkon, çeli për herë të dytë Festivalin e Serenatës Korçare.
Organizatorja Blerta Belliu tha se ky edicion solli një element të veçantë për publikun: një ekspozitë me kitarat origjinale të këngëtarëve të mëdhenj të serenatës, si Vangjush Tushi, familja Sulioti, Ilia Vinjau, Furxhi, Peleshi, Terova – madje edhe kitara e aktorit të njohur Pandi Raidhi, përdorur në filmin “Përballimi”.
“Serenata vjen në edicionin e dytë me tre net të veçanta. Natën e parë vendosëm ta nisim simbolikisht te dyqani i filmit ‘Përballimi’. Kemi ekspozuar kitarën 120-vjeçare të Vangjush Tushit, kitarën e Ilia Vinjaut, autorit të ‘Lulja e Saksisë’ dhe instrumente të tjera me histori. Janë autorët e vërtetë të serenatës, si Asdreni, Kristo Floqi, Motrat Maliqari – të cilëve shpesh u është marrë teksti dhe ndryshuar sipas dëshirës.” – tha Belliu.
Këngëtarja e njohur korçare Lazarela Deti, e cila prej mbi 40 vitesh këndon serenata, theksoi lidhjen shpirtërore që korçari ka me këtë traditë.
“Kam 40 vjet që këndoj serenatën. Korçari nuk jeton dot pa të. Edhe ai që nuk këndon, e këndon serenatën në një moment. Në çdo gëzim familjar, gjithmonë këndohet serenatë. Këndon me shpirt, dashuron me shpirt. Korçari është sqimatar.” – tha Deti.
Turistët e huaj: “Serenata, një gjuhë universale e dashurisë”
Dy turistë të huaj, nga Italia dhe India, të pranishëm në festival, u shprehën të mahnitur nga muzika dhe atmosfera.
“Jam e lumtur që erdha. Është hera e parë në Shqipëri dhe Korça më duket perfekte. Ka kaq shumë traditë, më pëlqeu arkitektura antike dhe mbi të gjitha muzika. Më kujtoi serenatat italiane.” – tha një turiste nga Italia.
“Jam nga India. Është hera e parë që dëgjoj serenatë dhe ndjesia është shumë e veçantë. Të jep ngrohtësi, të qetëson. Është muzikë që e ndjen në shpirt.” – tha turisti tjetër.
Për Korçën, serenata nuk është thjesht një këngë, por një kujtesë kolektive, një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe shpirti i gjallë i qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij