Edith Harxhi: Më në fund Berisha kuptoi se Basha është peng i Ramës
Partia Demokratike dhe Lulzim Basha janë marrë peng nga Edi Rama, tha për Euronews Albania ish-kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi.
Znj. Harxhi tha se i vjen mirë që edhe Sali Berisha arriti në këtë konluzion.
“Më vjen mirë që Berisha arriti sot në pikën që ne kemi folur që në 2017, që PD është peng i Edi Ramës dhe së bashku me të edhe Lulzim Basha”, tha znj. Harxhi.
Edith Harxhi e cilësoi Lulzim Bashën si një person “kalkulant”, i cili bën llogaritë për interes të vet. Sipas saj, “kjo është arsyeja pse z. Basha nuk është bërë lider”.
“Unë mendoj se z. Basha nuk është bërë lider sepse është kalkulant, e ka bërë zgjedhjen për veten e tij, i largoi të gjithë së bashku me liderin, duke menduar se largoi memorjen”, u shpreh Edith Harxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta