Edith Harxhi: PD është e kapur nga oligarkët, SPAK të hetojë

19 Korrik 2021 | 16:51

Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe Lulzim Basha është pjesë e kësaj oligarkie, tha Edith Harxhi për Euronews Albania, duke shtuar se për këtë, SPAK duhet t’i futet hetimit.

“Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot”, tha znj. Harxhi.

Sipas Edith Harxhit, Lulzim Basha e prezantoi veten si një lider perëndimor, ndërsa për znj. Harxhi sjellja prej kryetari e z. Basha është lindore, madje i kujton diktatorin Enver Hoxha.

“Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spastrime në parti dhe kjo më kujton kohën e diktatorit Hoxha”, tha znj. Harxhi.

Edith Harxhi tha se do të vazhdojë të luftojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie.

“Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korrupsion ku lejohet debati i lirë”, tha znj. Harxhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026