Edith Harxhi: Unë nuk i lë kauzat në mes, do punoj për reformimin e PD-së

14 Qershor 2021 | 20:12

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi pas publikimit të rezultatit zyrtar të garës thotë se do të vazhdojë misionin e saj për të ringritur PD-në.

Znj. Harxhi shprehu falënderim për ata që e kanë votuar por edhe për ata që e kanë mbështur duke theksuar se “demokracia gjithmonë duhet të shprehet me votë”.

Edith Harxhi në fjalën e saj shton se PD dhe Shqipëria ndodhen në gjendje të vështirë dhe e cilëson të pamjaftueshme kohën që u la në dispozicion për fushatë.

“Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, siç ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në çdo cep të vendit për të ri ngritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për ta ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkurruese dhe të fortë”, shprehet znj. Harxhi.

Kandidatja shton se lidhur me procesin zgjedhor brenda PD do të shprehet në një moment tjetër duke nënvizuar se “gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, ta ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ri ngritur PD-në”.

“Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në çdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim”, përfundon znj. Harxhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026