Edmond Haxhinasto: Kemi 5 prioritete që nuk i negociojmë me PD
Edmond Haxhinasto, anëtar i kryesisë së LSI dhe kandidat i saj për deputet në Qarkun e Tiranës thotë se partia e tij ka vendosur 5 prioritet në programin e saj që nuk do t’i negociojë as në rast të një bashkëqeverisjeje me PD.
Pavarësisht kësaj, ish-zv.kryeministri tha se ka një koherencë në programin e dy forcave të opozitës dhe në marrëveshjen parazgjedhore kanë rëndë dakord për respektimin e prioriteteve.
“Ne kemi koherencë me premtimet, kemi vlerësim shumë të ngjashëm për shumë problem që ka vendi dhe rrugën e zgjidhjes, por padyshim që kemi diferencat tona. Kemi 5 prioritete të panegociueshme nesër në një qeverisje të përbashkët por programin e kemi shumë të gjerë”, tha ai.
Z. Haxhinasto renditi si premtime kryesore programimin nga bebja në bebe, formalizim i ekonomisë, rritjen e prodhimit vendas dhe arsimi.
“LSI në të gjithë propozimet e saj ka një referencë shumë të qartë me të majtë ne qendrës. Formalizimi i ekonomisë, rritja e prodhimit vendas, arsimit, ndalimin e shpopullimit me programin nga bebja në bebe. Janë të gjithë të realizueshme”, deklaroi kandidati i LSI-së.
Në programin elektoral të LSI për zgjedhjet e 25 prillit si 5 prioritetet kryesore janë renditur rimbursimi i faturës me 5% për çdo blerje, mbështetje për familjet e reja për lindshmërinë, taksë për arsimin për 200 kompanitë më të mëdha në vend, nxitja e arsimit profesional dhe heqja e Tatimit të Vlerës së Shtuar për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës