Edmond Spaho mbështet Berishën: PD është në gjendje kritike pas zgjedhjeve

1 Tetor 2021 | 09:23

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho deklaroi paraditen e së premtes se do të mbështesë ish-kryeministrin Berisha në “Foltoren” e tij.

Sipas Spahos mbështetja për iniciativën e Sali Berishës nuk vjen për emocionin apo idetë dhe frymën e lirisë, por për demokratët që duhet të ndihen të përfaqësuar.

Deputeti përmendi gjendjen e keqe në të cilën është zhytur Partia Demokratike duke bërë me faj drejtuesit. Dëgjimi i anëtarësisë, është mënyra e vetme sipas tij me të cilën mund të gjendet shpëtimi.

“Kemi nevojë për një platformë të mirëmenduar se si do ta mundim Edi Ramën në zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata që do e zbatojnë dhe më pas miratohet në organet drejtuese të PD. E njëjta gjë vlen dhe duhet zbatuar edhe për reformat që synohet të ndërmerren,” – shkroi Spaho në faqen e tij zyrtare në Facebook ndërsa theksoi rëndësinë e lidershipit në këtë situatë.

Deputeti bëri me dije se për të marrë përsëri pushtetin Partia Demokratike duhet të “përmirësojë thellësisht organizimin e saj dhe marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

Prej dy javësh ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur takimet e tij në rrethe me mbështetësit ku kërkon ristrukturimin e PD-së dhe largimin e kryetarit aktual Lulzim Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026