Edoardo Reja ‘i pandalshëm’, emërohet trajner në Slloveni
Mosha mbetet veç një shifër për Edoardo Rejan. Tekniku Italian i cili drejtoi për 3 vite kombëtaren shqiptare tashmë i është rikthyer sërish punës. 77-vjeçari është zyrtarizuar në krye të skuadrës së ND Gorica, në kampionatin slloven.
I larguar në nëntor të 2022-shit nga kuqezinjtë, synimi i italianit tani është mbijetesa në elitën e futbollit slloven.
Skuadra e re e Rejës renditet në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, ndërkohë ka vfetëm 2 fitore në 24 javë, situata e cila çoi në shkarkimin e serbit Miran Srebrni.
Edoardo Reja e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 1979, plot 44 vite më parë, ndërsa ka triumfuar dy herë në Serie B italiane me Brescian dhe Vicencen. Po ashtu është shpallur nënkampion me Cagliarin dhe Napolin.
Në 2019-ën u emërua në krye të kombëtares shqiptare, teksa arriti të ngjiste ekipin nga grupi C në B, por më pas nuk përmbushi objektivat e vendosur nga FSHF, gjë që çoi në mosrinovimin e kontratës.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë