Edvin Kulluri: Rizgjedhja e Bashës në krye të PD ogur shumë i keq për partinë

14 Qershor 2021 | 19:32

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Shqipërisë u rizgjodh sërish Lulzim Basha. Ky proces nuk kaloi pa akuza nga ish-anëtarët e partisë, që sipas tyre nuk e kanë gjetur emrin në listën e votuesve.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në selinë blu, Edvin Kulluri thotë për Euronews Albania se krahas problemeve që janë evidentuar me listat zgjedhore, kandidatët në garë kundër z. Basha nuk kishin kohë të mjaftueshme për të bërë fushatë dhe shpalosur programin për vizionin e PD-së.

“Ka pasur kohë të pamjaftueshëm prej 16 ditësh për të kryer fushatën. Nuk kemi pasur anëtarë në komisionet elektorale as në atë qendrorin dhe as ato në rrethe, por vëzhgues. Kanë trajtuar Harxhin, Kadillin dhe Shehajn si përfaqësues të OSBE brenda PD, ndërkohë duhet të kishin vetë komisionerët”, tha ai.

Sipas tij, gara e 13 qershorit ka qenë e pabarabartë dhe në shkelje të statutit të Partisë Demokratike.

“Ka qenë një garë, e pabarabartë dhe në shkelje të statutit. Kishim bindje se do kishte shtrembërim të procesit. Zhgënjimi që ka ndodhur me listat është shumë i madh”, theksoi ajo.

Rizgjedhjen e z. Basha në krye të Partisë Demokratike z. Kulluri e cilëson si lajm të keq për partinë dhe të ardhmen e saj.

“Një rizgjedhje e z. Basha është ogur shumë i keq për partinë. E ardhmja e PD nuk është e lidhur me z. Basha, por me vetë fatin e saj politik.”, tha Kulluri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026