Edvin Kulluri: Zhvillimet në sistemin e drejtësisë kanë shtuar frikën tek lidershipi i PD-së
Partia Demokratike të shtunën zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen anëtarët e këshillit dhe të votohen ndryshimet në statutin e partisë.
Demokratët do të zgjedhin me votë edhe 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar, nga 600 propozimet e bëra nga kryetari Luzim Basha.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri tha për Euronews Albania se diskutimet për statutin e kanë humbur kuptimin e tyre.
Propozimet e bëra nga lidershipi i PD-së z. Kulluri i cilësoi si ndërhyrje kozmetike që nuk prekin problemet reale që ka partia.
“Nuk është hera e parë që ka një diskutim për statutin. Duke parë se çfarë ka ndodhur në vitin 2017, që u shkel statuti, një diskutim për ndryshimet statutore tashmë e ka humbur kuptimin. Janë ndërhyrje kozmetike”, tha ai.
Ai foli ashpër kur tha se në Partinë Demokratike po ngrihet “kulti i individit” në mënyrë të padrejtë.
“Në PD më shumë po ngrihet kulti i individit. Z. Basha nuk dëgjon, nuk flet asgjë, vetëm bën propagandë dhe nuk shtron për diskutim asnjë çështje të rëndësishme”, tha Kulluri.
Përballë gazetarit Eno Muja, z. Kulluri pohoi se zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë kanë shtuar dozën e frikës në radhët e lidershipit të PD-së dhe tek vetë kryetari Lulzim Basha.
“Ajo që unë dua të them është se besoj se zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi duket të kenë krijuar me sa duket panik jo të vogël në radhët e lidershipit të PD dhe tek z. Basha, sepse nuk ka asnjë shpjegim tjetër ky largim i gjithë kritikës dhe kjo vendimmarrje krejtësisht personale. Është e qartë se ka ardhur fundi i një elite politike të tranzicionit. Unë kam qenë bashkëpunëtor me z. Basha dhe nuk e prisja që ta çonte partinë në këtë degradim, për të cilin ne ndihemi të gjithë keq si trupë”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kadilli: Shpresoj që ndryshimet në statut të bëhen realitet në Kuvendin Kombëtar
- Kryesia e PD miraton konkluzionet për 25 prillin, Kadilli: Të ndryshojmë veten tonë
- PD publikon 13 konkluzionet për zgjedhjet e 25 prillit
- Kuvendi Kombëtar i PD-së, demokratët do të zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta