Efektivi i “Shqiponjave” humb kontrollin e mjetit të policisë dhe përfundon në Lanë
Një efektiv i forcave “Shqiponja” është përfshirë në një aksident me mjetin e policisë mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë. Bëhet me dije se punonjësi i policisë, teksa po lëvizte në zonën e Shkozës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumin Lana.
Drejtuesi i mjetit dhe efektivi tjetër që e shoqëronte janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente