“Egjeu na bashkon, nuk na ndan” Grekët solidarizohen për t’u ardhur në ndihmë turqve

15 Shkurt 2023 | 11:08

Qytetarët grekë kanë nisur grumbullimin e ndihmave për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë.

Media turke Anadolu Agency ka shpërndarë pamjet e vullnetarëve në Greqi të cilët solidarizohen me fqinjët e tyre t’iu gjendur pranë në moment e kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.

Në fjalën e tyre qytetarët thonë se Egjeu, është një det që i bashkon dy vendet dhe jo që i ndan. Ata i referohen polemikave të fundit mes Athinës zyrtare dhe Ankarasë në lidhje me mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar.

“Egjeu është një det që na lidh dhe nuk na ndan”- thonë qytetarët grekë.

Greqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihmë në Turqi, ku më shumë se 35,400 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetëra mijëra të plagosur deri më tani.

Pesë avionë me më shumë se 7500 batanije, 1500 shtretër dhe 500 tenda u dërguan në ditët e para të fatkeqësisë në bashkëpunim me Ambasadën Turke në Athinë.

Apeli mbarëkombëtar mori një përgjigje masive nga grekët që nxituan të mbledhin ilaçe, ushqime dhe furnizime të tjera për të prekurit nga tërmeti.

Disa bashki nga i gjithë rajoni i Atikës dhe pjesë të tjera të Greqisë kanë mbledhur rroba, ushqime, tenda, radiatorë ngrohjeje dhe disa mallra të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026