Ekip amerikan në Akërni, vizitë në Hidrovor dhe më pas në Portonovo

30 Prill 2026 | 21:05

Një ekip amerikan ka mbërritur këtë të enjte në zonën e Hidrovorit në Akërni të Vlorës, duke rikthyer vëmendjen mbi zhvillimet dhe projektet e mundshme në këtë territor të diskutuar së fundmi.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grup arkitektësh, megjithatë deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi përbërjen e saktë të delegacionit apo qëllimin e vizitës së tyre në zonë.

Sipas të njëjtave burime, delegacioni ka mbërritur fillimisht në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të ditës së sotme dhe më pas është nisur menjëherë drejt Vlorës, ku ka zhvilluar një vizitë në terren në zonën e Hidrovorit në Akërni.

Grupi ka qëndruar në këtë zonë për më shumë se 60 minuta, ku ka inspektuar nga afër territorin, i cili prej ditësh është përfolur si një nga hapësirat ku mund të zhvillohen investime të rëndësishme. Kjo vizitë vjen në një moment kur vetëm pak ditë më parë në të njëjtën zonë janë konstatuar edhe mjete të rënda, duke shtuar dyshimet se mund të ketë nisur parapërgatitja për ndërhyrje apo projekte zhvillimi.

Interesi për këtë zonë lidhet edhe me raportimet se në Portonovo, një tjetër pikë e rëndësishme në bregdetin e Vlorës, pritet të zhvillohen investime nga vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Pas përfundimit të qëndrimit në Akërni, ekipi është nisur drejt Portonovos, ku pritet të vijojë me vizita të tjera në terren, në një zonë që prej kohësh përmendet si potencial për investime strategjike në turizëm dhe zhvillim bregdetar.

Deri në këtë fazë, gjithçka mbetet në nivel informacioni paraprak dhe burimesh jozyrtare, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi natyrën e kësaj vizite dhe nëse ajo lidhet konkretisht me projekte investimi në jug të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani

Evropa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë, me temperatura që kanë arritur deri në 40°C në disa...
16:27 | 29/06/2026

Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues

Sot shënohet dita e 30-të e protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht 31 shtetas për...
16:21 | 29/06/2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së...
15:31 | 29/06/2026