Ekipet e pastrimit të qytetit, profesioni i vështirë që nis punën pas mesnate
Mesnata po afron! Të shohësh lëvizje rrugëve të Tiranës përgjatë orës policore është disi e rrallë. Disa prej tyre që nuk kanë reshtur të dalin edhe në pandemi janë grupet e pastrimit të qytetit.
Me shumë net të tilla mbi supe, dhe shumë vite që bëjnë këtë punë, secili prej tyre ka një histori për të treguar.
Çdo natë, pasi vë në gjumë fëmijët e saj të vegjël, Besa nuk e ka luksin të presë mëngjesin e ditës tjetër në shtratin pranë tyre. Asaj i duhet të veshë uniformën dhe të fillojë punën për pastrimin e qytetit.
“ Kam shumë merak se ata janë të vegjël. I lë në gjumë dhe iki vetë dhe puna kështu është dhe do i përgjigjem”, tregoi ajo.
Me punën që bën, Besa arrin të shkollojë 3 fëmijët e saj.
Rita është një tjetër punonjëse që bën këtë punë prej 35 vitesh.
Ndërsa, kthen kokën pas në kohë, ajo e mban mend veten gjithmonë kështu. Netëve mes të nxehtit apo të ftohtit të acartë, duke pastruar rrugët e këtij qyteti.
“Fillova punë që 16-vjeçe dhe nuk jam shkëputur asnjë ditë nga kjo punë”, tregoi ajo.
Agimi e gjen Ritën kështu, me jelekun fosforeshent veshur dhe larg familjes së saj. E nga ky rregull nuk kanë bërë përjashtim as ato net që na mbledhin të gjithëve në familje, ndërrimi i viteve.
Ndoshta do ketë qenë një nga këto net kur Rita, i ka premtuar vetes se fëmijët e saj do të shkolloheshin për një të ardhme më të mirë. Me punën e këtyre viteve ka ndihmuar vajzën e saj të përfundojë universitetin.
3 dekada e gjysmë janë kohë e gjatë për kujtime të mira dhe të këqija. Por ajo e veçon këtë vit si më të vështirin.
“Edhe kur ka qenë pandemia ne kemi qenë në punë. Frika është, por ne kemi dalë në punë me maska, me doreza, me alkool”, tha ajo.
Brigada vazhdon itinerarin e përnatshëm për pastrimin e rrugëve dhe lagjeve. Ditën kjo është një nga zonat më të zhurmshme të Tiranës, ndërsa natën më e lodhshmja për ta. Është fjala, për zonën e ish bllokut.
Përveç zonjave, edhe burrat japin një ndihmë të madhe në pastrimin e qytetit, duke dhënë kontributin e tyre në punë që kërkojnë më shumë forcë fizike. Një prej tyre është Fatmiri që prej 6 vitesh, është pjesë e kësaj brigade.
Ndërsa biseda jonë rrjedh, ata duhet të vijojnë edhe me punën. Pas rrugëve kryesore, është radha e lagjeve. Zonjat na tregojnë se edhe pse vitet kalojnë një gjë nuk ndryshon. Banorët vazhdojnë të hedhin nga ballkoni qeset me mbeturina.
Ka kaq shumë histori mes tyre. Siç ka edhe dinjitet e krenari për punën që bëjnë. Është puna me të cilën po rrisin dhe shkollojnë fëmijët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë