Ekipet shqiptare shkëlqejnë në Europë, një hap larg play off-it
Ka qenë një mbrëmje e shkëlqyer e enjtja për futbollin shqiptar në arenën europiane. Të tjera ekipet shqiptare që konkurrojnë në Conference League, Partizani, Ballkani dhe Struga arritën të fitojnë në përballjet e tyre respektive të vlefshme për raundin e tretë eliminator të këtij kompeticioni.
Kampionët e Shqipërisë bën një përmbysje spektakolare në Riga përballë Valimeras në shifrat 1-2. Fillimisht ishin vendasit që kaluan në avantazh në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Partizani përmbysi gjithçka me dy gola, duke hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në raundin tjetër të Conference league, ku tashmë i mjafton një barazim në Tiranë që të kalojë në raundin play off.
Hap të rëndësishëm për kalimin e turit bëri edhe Ballkani që fitoi pastër në shtëpi përballë Lincoln. Ndeshjen e dytë ekipi i Ilir Dajës e luan në transfertë, por me këtë triumf të pastër 2-0 në ndeshjen e mbrëmjes së të enjtes shkon favorit dhe me mendjen te përballja e play off-it me qëllimin për të përsëritur suksesin e vitit të shkuar.
Një mbrëmje shumë pozitive ishte edhe për kampionët e Maqedonisë së Veriut, Strugën. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro e dominoi gjithë ndeshjen dhe me fitoren 3-1 shkon i qetë në ndeshjen e dytë, pasi për të kaluar në play off i mjafton që ruaj rezultatin, por mund të kalojë edhe me një humbje minimale.
Nëse do të kalojnë të treja në play off, kjo do të ishte hera e parë që tre ekipe shqiptare nga tre liga të ndryshme do të ishin në një fazë të tillë të kompeticioneve europiane.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta