Harry Kane një hap larg Bayernit, kur mund të finalizohet marrëveshja

10 Gusht 2023 | 13:38

Bayern Munich ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë, Harry Kane, raporton Sky Sports News.

Kane, i cili ka dhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Tottenham, dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet përpara hapjes së sezonit të Premier League, këtë të dielë.

Kampionët gjermanë do të thyejnë rekordin e tyre të transferimeve për të arritur golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Spurs.

Tarifa besohet të jetë me vlerë më shumë se 100 milionë euro (86 milionë funte), raportoi The Athletic.

Kane është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Tottenham me 280 gola në 435 paraqitje.

Ai shënoi 30 gola në Premier League sezonin e kaluar, por performanca e ekipit ishte zhgënjyese duke përfunduar në vendin e 8-të.

Tottenham nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë vit, duke e shtyrë më shumë Kane drejt një transferimi te kampionët në Gjermani. Vlen të theksohet gjithahstu se Spurs nuk kanë fituar asnjë trofe që nga viti 2008.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026