Ekipi i Argjentinës bie pre e grabitjes para ndeshjes për Lojërat Olimpike

26 Korrik 2024 | 10:10

Ekipi kombëtar i futbollit argjentinas raportohet se u grabit para ndeshjes për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Lajmi u bë publik nga trajneri që drejton ekipin në Lojërat Olimpike, Javier Mascherano.

“Të martën hajdutët hynë në vendin tonë të stërvitjes dhe ne u grabitëm. Thiago Almada-s iu vodhën sendet e tij, një orë dhe bizhuteritë”, tha Mascherano, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Argjentinës.

“Nuk donim të thonim asgjë pas stërvitjes”, shtoi 40-vjeçari.

Delegacioni i Argjentinës paraqiti një ankesë në polici në Lyon, tha të enjten zyra e prokurorit të Saint-Etienne-it aty pranë.

Federata e Futbollit të Argjentinës tha se kishte lëshuar një protestë zyrtare të mërkurën ndaj organit qeverisës botëror FIFA dhe do të bënte “çfarë është e nevojshme” për të garantuar sigurinë e lojtarëve.

Mediat franceze raportojnë të enjten se vlera e sendeve të vjedhura vshkon në 50,000 euro.

Argjentina humbi ndaj Marokut 2-1 në ndeshjen e të mërkurës për lojërat Olimpike, Paris 2024 në stadiumin Geoffroy-Guichard në Saint-Etienne, një qytet afër Lionit.

Argjentina do të përballet me Irakun në stadiumin e Lyonit të shtunën.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 do të mbahet në Paris këtë të premte dhe do të zgjasin deri më 11 gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026