Eklipsi i diellit në Maqedoninë e Veriut, fenomeni i rrallë mahnit qytetarët
Qytetarë kureshtarë dhe të apasionuar pas shkencës në Maqedoninë e Veriut u mblodhën në sheshin e Shkupit në mesditë për të vështruar eklipsin e pjesshëm të diellit. Dhjetëra qytetarë nga të gjitha moshat shfrytëzonin teleskopët e vendosur në sheshin e kryeqytetit për të parë këtë fenomen të rrallë.
“E pabesueshme. Shumë e bukur. Një fenomen i rrallë për të cilin të rinjtë janë shumë pak të interesuar”
“Është diçka e rrallë, më pëlqeu shumë. Kam shikuar në teleskop më shumë se 20 herë dhe secilën herë emocionohesha”, – u shprehen qytetarët.
Radan Mitroviç nga Shoqata Astronomike e Shkupit thotë se errësimi i plotë është fenomen edhe më i veçantë, por që mund të shihet nga shtete të tjera.
“Ka shumë reagime pozitive, por edhe njerëz që nuk e njohin këtë fenomen dhe ne ua shpjegojmë. Njerëzit do të ishin edhe më të mahnitur po të shihnin errësimin e plotë, por për ta parë këtë fenomen duhet të shkoni në vendin e caktuar, në kohë të caktuar. Në vitin 2024 kjo do të ndodhë në Amerikë, në vitin 2026 në Spanjë, në vitin 2027 në Egjipt e kështu me radhë”- tha ai.
Ky ishte eklipsi i dytë solar për këtë vit. Hëna mbuloi pjesërisht diellin. Sipas përllogaritjeve, rreth 24% e sipërfaqes së diellit u mbulua në pikun e eklipsit.
Eklipsi mund të shihej nga Evropa, Afrika Veriore, Lindja e Mesme dhe disa pjesë perëndimore të Azisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpëtim Nazarko: Emri i ish-ministrit të Berishës me dosje
- Juventus jashtë Champions League, Milan mban të hapur kualifikimin
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi