Ekonomistët ngrenë alarmin: SHBA do të përballet me recesion

27 Mars 2023 | 09:41

Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me recesion këtë vit, si dhe me inflacion të lartë më 2024, kanë parashikuar disa ekonomistë, pas një vëzhgimi gjashtëmujor të situatës ekonomike.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së koronavirusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.

“Më shumë se dy të tretat e respodentëve të Asociacionit Kombëtar për Ekonominë e Biznesit kanë thënë në një anketë se presin që inflacioni të mbetet mbi katër për qind deri në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate”, shkruan REL.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada.

Rritja e çmimeve është ngadalësuar, duke qëndruar në 6.0 për qind në shkurt, ndonëse është shifër shumë e lartë sesa shënjestra afatgjate e Rezervave Federale prej 2 për qind.

Mirëpo në mesin e parashikimeve jo të mira ekonomike për të ardhmen, vetëm pesë për qind e respodentëve besojnë se SHBA-ja aktualisht është në mes në një recesioni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026