Paralizohet Gjermania, grevë masive në të gjitha mjetet e transportit
Nis sot në Gjermani ajo që mund të konsiderohet si greva më e madhe në tre dekada, e cila do të lërë miliona njerëz pa transport të rregullt dhe rrugët për qarkullimin e makinave do të bllokohen.
Udhëtimet nga ajri dhe toka në Gjermani do të bllokohen, po ashtu edhe transporti publik, pasi në menatën e kësaj të hënë ka nisur një grevë masive greva, në kryeqytet dhe zona të tjera. Mediat e huaja raportojnë se trenat nuk do të lëvizin pothuajse fare, vetëm ai në Berlin do të funksionojë nga aeroporti. Transporti publik duhet të ndalojë gjithashtu në shtatë nga gjashtëmbëdhjetë provincat.
Një grevë e tillë paralajmëruese është thirrur nga dy sindikata të rëndësishme, Sindikata e punonjësve të hekurudhave dhe punonjësve të transportit (EVG) dhe Sindikata e Shërbimit Verdi. Kreu i sindikatës gjermane “Verdi”, Frank Werneck tha sot se greva masive e planifikuar për të hënën është çështje mbijetese për mijëra njerëz.
Sindikatat duan paga më të larta në funksion të rritjes së çmimeve, si dhe kushte më të mira pune për rreth 2.7 milionë punonjës në sektorin publik dhe aktivitetet e transportit. Një raund i ri negociatash fillon nesër. “Verdi” kërkon 10.5 për qind më shumë për nëpunësit publikë, pagat e të cilëve janë të barabarta me pagat e shumë punonjësve në aeroporte apo transport publik, por që rritja minimale të jetë 500 euro në muaj bruto.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin