Ekskluzive | Flet në Euronews Albania djali i xhaxhait të Bashar al-Assad

11 Dhjetor 2024 | 13:50

I ftuar në Euronews Albania këtë të mërkurë ishte Ribal al-Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad.

Në intervistën ekskluzive me gazetarin Thimi Samarxhiu, Ribal al-Assad tregoi përplasjet e babait të tij me të vëllanë Hafez al-Assad, i cili mori pushtetin në Siri në vitin 1971.

Ribal theksoi se në vitin 1986 ai dhe familja e tij u larguan nga vendi pasi nuk ishin dakord mbi brutalitetin e regjimit të vendosur nga familjarët e tyre.

Ai tha se ishte kthyer disa herë në Siri, ku ishte tentuar të vritej në sulme me raketa nga djali i xhaxhait, Bashar al-Assad.

Ribali bëri fajtor për situatën në Siri liderin e rrëzuar, për të cilin tha se e pati më të lehtë ta shkatërronte vendin sesa ta demokratizonte Sirinë.

“Është kushëriri im i parë, baballarët tanë kanë qenë vëllezër. Im atë ishte Riffat al-Assad dhe u largua nga Siria në vitin 1984 pasi nuk binte dakord me qëndrimete Presidentit të larguar. Siç e dini, për një periudhë të shkurtër që u ktheva në Siri, regjimi u përpoq të më vriste edhe njëherë kur u ktheva nga Bostoni për Krishtlindje, ata dogjën shtëpinë tonë, qëlluan me raketa dhe vranë shumë njerëz.

Sa herë jemi përpjekur të flasim për një tranzicion të qetë të pushtetit, kemi pësuar shumë nga regjimi sirian. Ndryshe nga rrjeti ynë që po promovonte demokraci dhe ndryshim në Siri, ndaj e ngrita dhe organizatën për demokraci, për t’u treguar sirianëve se diktatorët nuk mund të na ndalonin nga ajo që besonim, në mënyrë që vendi të mos shkatërrohej. Por fatkeqësisht, kushëriri im nuk ka dëgjuar kurrë dhe është përpjekur të sigurohet që njerëzit në komunitetin ndërkombëtar të mos luftonin dot forcat ekstremiste dhe ka sulmuar ata që promovonin paqen dhe demokracinë.

Vite më parë, rreth 6 milionë sirianë emigruan për shkak të konfliktit. Preferoi ta shkatërronte vendin sesa të humbiste pushtetin. Kemi 60% të infrastrukturës që është shkatërruar, numri i viktimave të konfliktit të nisur 13 vjet më parë është shumë më i lartë se ai që është deklaruar. Siria mbetet një nga vendet më të varfëra në botë me pagat më të ulëta dhe gjendja sociale është përkeqësuar shumë, ndaj nuk e kuptoj pse ai nuk bëri diçka për ta shmangur këtë katastrofë sociale dhe të lëvizte drejt demokracisë. Ai refuzoi gjithçka dhe sot e la vendin në kaos, dhe sot të gjitha qytetet në Siri kontrollohen nga HTS,” tha ai.

Ribal al-Assad tha se ai shpreson që Siria të marrë një drejtim demokratik dhe jo të kthehet në një vend ekstremist, si Irani.

Ai tha se shpreson që sirianët që jetojnë jashtë vendit, përfshirë dhe ai, të kthehen dhe të marrin drejtimin e strukturave drejtuese të vendit.

“Unë jam një nga miliona sirianët që duan të kthehen në Siri. Ne kemi shumë persona inteligjentë sirianë në SHBA dhe BE, të cilët së bashku me mua duan të kontribuojnë në Siri.

Ne duam të jemi brezi që promovon demokracinë në Siri, ne duam të jemi miq me Perëndimin. Ne na duhet mbështetja nga Perëndimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë. Ne nuk duam të bëhemi vend si Irani apo Turqia dhe për ta parandaluar këtë, e vetmja mënyrë është ndihma nga vendet perëndimore,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026

Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

Dy persona u plagosën në sulme të ndara me thikë në New York City. Sulmet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri, teksa autori raportohet se...
08:21 | 24/07/2026