Djali i xhaxhait të Bashar al-Assad: Rebelët mbështeten nga Erdogan

11 Dhjetor 2024 | 14:14

Euronews Albania zhvilloi një intervistë me Ribal al-Assad, kushëriri i parë i liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad. Në intervistën ekskluzive me gazetarin Thimi Samarxhiu, Ribal al-Assad tha se rebelët në Siri kontrollohen nga Erdogan dhe nuk dihet se cilat janë qëllimet e tyre në të vërtetë.

Ribal al-Assad tha se me ardhjen e tyre në pushtet Siria rrezikon të kthehet në një vend të sigurt për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse kjo ndodh sipas tij do të ishte katastrofë për Evropën dhe gjithë botën.

“Duhet të bëjmë kujdes më kë po merremi vesh pasi këta njerëz nuk përfaqësojnë demokracinë, flas këtu dhe për nismën që Britania e Madhe dhe SHBA-të po heqin (HTS) nga lista e oraganiztave terroriste pasi gjatë ofensivës së tyre nga Alepo në Damask ata bënë masakra. Ata po luftojnë si të gjitha grupet gjihadiste dhe tani nuk mund ti lejojmë këta njerëz të marrin nën kontroll Sirinë dhe ta kthejnë në një vend të sigurtë për gjihadistët e të gjithë botës dhe nëse  kjo ndodh do jetë katastrofë për Evropën dhe gjithë botën”, tha ai.

Ribal al-Assad tha se rebelët në Siri kontrollohen nga Erdogan dhe influenca e tyre mund të jetë vetëm tek arabët shiit në Liban dhe Emiratet e Bashkuara.

“Këta njerëz kontrollohen nga Erdogan dhe mund të kenë influencë vetëm tek arabë shiit në Liban dhe Emirate dhe se vendet perëndimore nuk mund të harrojnë se pas shpërbërjes se Perandorisë Otomane ne i pamë pasojat  që ndodhën dhe nuk duhet që një histori e ngjashme të përsëritet. Sirianët i kanë sytë në vendet Evropiane sepse ëndërrojnë për një jetë më të mirë, të gjithë njerëzit duan të jenë të lirë me rend, ligj dhe Kushtetutë që nuk merr parasysh dallimet etnike por unë dyshoj shumë për këtë sa i përket Sirisë sepse nuk dihet si do jetë fati mes sheitëve dhe sunitëve dhe unë kam dyshimet e mija nëse do të ketë një barazi prandaj duhet të kontrollojmë këta persona dhe të kuptojmë qëllimet e tyre”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026