“Bleu 40 apartamente”- Gazetari shqiptar në Rusi: Takimi që i shpëtoi jetën Assadit
Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Puma, foli në një lidhje direkte për Euronews Albania ku zbuloi shumë detaje për rënien e regjimit të Assad në Siri dhe largimin e tij drejt Rusisë.
Interesant ishte fakti ku sipas gazetarit Puma përfaqësues të Assadit dhe rebelëve zhvilluan një takim në Katar i cili i siguroi jetën atij që të mos eleminohej ose burgosej por të kishte një arratisje të lehtë.
“Assad u largua nga Siria pa pengesa dhe aludimet se avioni mund të ishte rrëzuar, ishin thjesht një taktiktë pasi u fikën transponderat dhe ai arriti shëndosh e mira në Moskë. Në Katar ndodhi një takim mes opozitës siriane dhe përfaqësuesve të Assad dhe u arrit marrëveshja për të siguruar jetën e tij dhe të afërmëve”, tha gazetari shqiptar në Rusi.
Ai theksoi se megjithëse Assad humbi pushtetin ai nuk ka humbur luksin të cilin e ka në Moskë.
“Me lejen e presidentit Putin, Assad po strehoet në Moskë ndërkohë që nga viti 2013 deri në vitin 2019 njerëz të afërt dhe kushërinj të tij kanë blerë pasuri të mëdha dhe banesa luksoze në zona më të mira të Moksës ku kanë blerë mbi 40 apartamente dhe mund të thuhet që Assad vërtetë ka humbur pushtetin por jo luksin, tha gazetari Puma.
Sipas gazetarit Puma mosimpenjimi i Rusisë për ta ndihmuar në qëndrimin në pushtet Assadin erdhi edhe për shkak të konsumimit të energjive ruse në luftën e Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit
- 10:17 Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
- 10:16 Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 10:04 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, eskorta e kryeministrit mbërrin në Pallatin e Brigadave (VIDEO)
- 10:03 Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 09:50 U plagos nga helika e skafit në Vlorë, 17-vjeçari në gjendje të rëndë! Dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
- 09:41 Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit