Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit

10 Dhjetor 2024 | 15:57

Rënia e regjimit të Bashar al-Assadit ka ngritur shqetësime për atë që do të ndodhë në të ardhmen me trupat amerikane që janë të vendosura në vendin e shkatërruar nga lufta. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon Carla Babb, trupat amerikane kanë punuar me aleatët për të parandaluar rigjallërimin e Shtetit Islamik në Siri.

Analistët paralajmërojnë për rrezikun e daljes së militantëve të organizatës terroriste islamike nga një kamp-burg ku mbahen dhe shpërndarjes së tyre jo vetëm në rajon, por edhe në Turqi dhe Evropë.

Banorët në Damask po festojnë rënien e regjimit të familjes Assad që ka sunduar vendin nga viti 1971.

“Është e pamundur të mos prekesh nga skenat e gëzimit dhe lehtësimit që vijnë nga Siria. Fundi i këtij regjimi është një humbje për të gjithë ata që mundësuan barbarinë dhe korrupsionin e tij, sidomos për Iranin, Hezbollahun dhe Rusinë. Ky moment paraqet një mundësi historike, por mbart edhe rreziqe të mëdha”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Forcat amerikane vazhduan operacionet kundër Shtetit Islamik në Sirinë qendrore, duke goditur këto ditë 75 objektiva me avionë luftarakë. Ky veprim synon të sigurojë që grupi terrorist nuk do të përpiqet të përfitojë nga situata.

“Rreziku i vërtetë gjatë 48 orëve të ardhshme është nëse anëtarët e Shtetit Islamik arrin të dalin nga kampi Al Hol ku mbahen si të burgosur. Nëse kjo ndodh, atëherë mijëra militantë mund të shpërndahen jo vetëm në Siri dhe Lindjen e Mesme, por edhe në Turqi dhe Evropë”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.

Ushtria amerikane ka rreth 900 trupa në Siri për të ndihmuar Forcat Demokratike Siriane të parandalojnë rigjallërimin e Shtetit Islamik. Zyrtarët amerikanë thonë se tani, pas rënies së regjimit të Assadit, tre janë objektivaty e tyre kryesore .

“Ushtarët dhe personeli ynë janë të mbrojtur. Ne duam të sigurohemi që aleatët tanë të jenë të sigurt. Ne duam të sigurohemi që të mos ketë një katastrofë humanitare”, thotë Robert Wood, zëvendës ambasadori amerikan në OKB.

Ish-presidenti sirian ka ikur në Moskë. Analistët thonë se rënia e Sirisë ka dobësuar Rusinë dhe Iranin.

“Ata kanë humbur Hezbollahun, ose të paktën aftësinë për ta furnizuar. Ata kanë humbur Sirinë. Pyetja tani është nëse ata mund të mbajnë kontrollin e tyre mbi grupin jemenas Houthi, apo nëse shtetet e tjera në rajon, si Arabia Saudite për shembull, do të tregohet më agresive duke parë se po krijohet një mundësi e re”, thotë Michael Rubin nga Instituti Amerikan ‘Enterprise’.

Pentagoni thotë se komunikimi me aleatët është thelbësor. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka folur me homologun e tij turk për zhvillimet në Siri. Komandanti i Komandës Qendrore Amerikane, gjenerali Erik Kurilla po qëndron në rajon. Ai është takuar me aleatët jordanezë për të diskutuar mbi Sirinë dhe planifikon të flasë me aleatë të tjerë rajonalë në ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026