Karamuço: Kaptagoni, droga që furnizonte ekonominë e Assad, efekte të llahtarshme

10 Dhjetor 2024 | 21:51

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se ish-presidenti sirian Bashar al Assad ka qenë koka e trafikut ndërkombëtar të një droge të vetme që quhet Kaptagon.

Karamuço tregoi se Kaptagoni ose fenitilina është një drogë e shpikur nga një gjerman që ka të ardhur ndërkombëtare miliarda dollarë, ndërsa 80 për qind të tregut e ka shtetit sirian.

“Fenitilina është një drogë e shpikur nga një gjerman. Sot ka një të ardhur ndërkombëtare 56 mld dollarë, ku 80 për qind të këtij tregu e kontrollon shteti sirian. Është droga që quhet droga e luftëtarëve, për shkak se me injektimin apo pirjen e saj ti nuk më frikë, nuk ke më mëshirë, nuk ke më asnjë emocion, vret kush të dalë përpara dhe s’ke asnjë pishman, ishte droga e ISIS por që prodhohet edhe sot, por burimine ka në Siri se ka një garanci të madhe nga Asadi që këtu nuk preket askush. Sot nuk dihet kush do ta marrë kontrollin e kësaj drogë. Jeta luksoze e Asad ishte e varur edhe nga një biznes i madh droge që ai e kryente vetë”, tregoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026