Ekskluzive/ Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave
Gazetari Domagoj Marketiç ka folur ekskluzivisht për Balkan Talks, me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania, mbi shkrimin investigativ, të cilin e kanë konsideruar si skandal gjatë ditëve të fundit, për përfshirjen e Aleksandër Vuçiç në një grup snajperistësh. Ai ka dhënë detaje dhe dëshmi nga hetimi, që tregojnë lidhjen e Vuçiç me këtë grup.
“Në afërsi të Sarajevës, udhëhiqeshin nga njerëz të një njësie paraushtarake, të cilët kishin leje kalimi nga institucionet serbe. Dhe ajo që dimë tani, dhe çfarë zbulova është se Vuçiç ishte një nga ata që shoqëronte të ashtuquajturit ‘klientë’, dhe Vuçiç mbante një badge të shërbimeve sekrete serbe, ndërsa vazhdonte kalimin. Mirko Blagojević ishte kreu i kësaj njësie paraushtarake dhe ai ka thënë se Vuçiç ishte ai që shoqëronte njerëzit dhe mundësonte lëvizjen e tyre. Ata shkonin nga lokaliteti Ipale tek varrezat hibraike, deri sa kalonin turistët. Shumica e dëshmive të mia mbi këtë hetim janë nga pala paraushtarake serbe, kam folur me eksponentë dhe ish-ekspozentë të Bonsjes, që po ashtu kanë konfirmuar se Vuçiç ka qenë aty. Kam takuar njerëz të njësisë paraushtarake serbe që më konfirmuan se ky ‘safari’ drejtohej nga Sllavko Aleksic dhe Vuçiç ishte pjesë e kësaj njësie. Pra, shumica e informacioneve vijnë nga ushtarët. Nëse e keni parë artikullin tim, unë nuk kam përmendur Serbinë dhe qytetarët serbë, por ata që kanë marrë pjesë.” – tha Marketiç.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit