Ekskluzive| Nëna amerikane: Ish-partneri më rrëmbeu vajzën, ndodhen në Shqipëri

14 Gusht 2024 | 19:47

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi për të katërtin vit, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo tregoi mes lotësh se vajza e saj është 6 vjeçe dhe duhet të vinte pas një vizite, por nuk e ka parë që prej orës 16:00 të ditës së djeshme.

“Për momentin vajza qëndron me mua, ai ka të drejtë ta vizitojë 2 herë në javë dhe asnjë nga ne nuk lejohet të largohet nga vendi pa lejen e personit tjetër. Vajza ime nuk ka një pasaportë dhe kur ajo nuk u kthye në shtëpi, telefoni i ish-bashkëshortit tim ishte i fikur, nuk e kisha idenë ku ndodhej, ndaj sot kontaktova ambasadën amerikane dhe ata më ndihmuan shumë. Vetëm pas disa telefonatash mora një telefonatë që konfirmon se vajza ime dhe i ati ndodheshin në ambasadën amerikane në Tiranë në përpjekje për të marrë një pasaportë për të, që do të thotë se e ka kaluar kufirin ilegalisht duke shkelur një urdhër gjykate. Dua vetëm që ajo të kthehet në shtëpi dhe për këtë më duhet ndihmë që kjo të ndodhë”, tha ajo.

Ajo kërkoi ndihmë për gjetjen e vajzës dhe marrjen e saj nga ish-partneri, që siç tha e ka dhunuar atë dhe të bijën gjë të cilën e kanë dokumentuar në gjykatë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026