English

Ekskluzive/ Sylvinho thërret mesfushorin që luan në Poloni, Euronews zbardh emrat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kombëtarja shqiptare do të nisë në ditët në vijim përgatitjet në prag të dy sfidave kualifikuese drejt Kupës së Botës, ndaj Anglisë në transfertë dhe Andorrës në Tiranë. Trajneri Sylvinho ka komunikuar me afro 40 futbollistë, ndërsa ka ndjekur prej një kohe të gjatë lojtarët kuqezi në Evropë. Gazetari i Euronews Albania mëson ekskluzivisht se këtë të enjte janë komunikuar vendimet e brazilianit, ku janë kontaktuar lojtarët e përzgjedhur.

- Advertisement -

Një prurje e re, në mesfushë, thirret për herë të parë Juljan Shehu, që aktivizohet në elitën e Polonisë me Widzew Lodz. 26-vjeçari ka qenë nën survejimin e teknikut, ndërsa ka bindur me paraqitjet e tij. Ndaj Jagiellonias, ishte ndër më të vlerësuarit, ndërsa kujtojmë që më herët u penalizua nga dëmtimi.

Euronews Albania mëson më tej se Sylvinho nuk e ka ndryshuar grupin e mëhershëm, me emra si Asani, Asllani, Ramadani, Laçi, Gjimshiti, Kumbulla, Balliu, Daku, Ajeti, Muçi, Bajrami, Hoxha, Seferi, portierët Kastrati e Strakosha etj. (lista është në përpunim). Sa i përket Mitajt, Brojës dhe Hysajt, do të shihet gjendja e tyre shëndetësore, pasi sipas burimeve grupi ende nuk është i plotë.

Kujtojmë që nga kampionati shqiptar u thërrit Naser Aliji.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?