Ekspertët apel për dhurim të gjakut, nevojat rriten gjatë verës

14 Qershor 2023 | 16:05

Gjaku nuk është asnjëherë i mjaftueshëm. Në ditën botërore të dhurimit të gjakut ekspertët vendas dhe ata të shëndetësisë botërore kanë apeluar për dhurime vullnetare.

“Ne si Qendër Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në këtë ditë falënderojmë të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut në vendin tonë dhe ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të dhurojnë gjak, të dhurojnë komponentë gjaku dhe të dhurojnë shpesh,” – tha Irena Seferi, drejtore e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Numri i dhuruesve vullnetarë në Shqipëri po vjen në rritje. Në vitin që lamë pas, ishin rreth 5 mijë dhurues vullnetarë dhe mbi 18 mijë dhurues familjarë.

Sipas ekspertëve vendi ynë ka nevojë për  30.000 njësi gjak çdo vit të cilat përdoren për pacientët me sëmundjet e gjakut dhe ato të brendshme, patologji si tumore, hemorragji gjatë lindjes, intervente kirurgjikale etj. Po ashtu në vendin tonë numërohen 600 pacientë talasemikë që duhet të trajtohen me njësi gjaku çdo 3 tre javë.

Nevojat për gjak rriten edhe më shumë gjatë verës si pasojë e rritje së numrit të aksidenteve automobilistike dhe traumave.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një vit janë 118.5 milionë dhurime gjaku të mbledhura globalisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026