Eksperti: 6 mijë shqiptarë hynë në Britani në 2 muaj, përbëjnë 18% të emigrantëve
Eksperti i integrimit, Andi Hoxhaj thotë se në dy muajt e fundit, rreth 6 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxhaj u shpreh se ka pasur një fluks të shtuar, por theksoi se shqiptarët përbëjnë 18% të emigrantëve të ardhur në Britaninë e Madhe kohët e fundit.
Ai shtoi se pjesa tjetër e emigrantëve janë afganë dhe iranianë.
“Në dy muajt e fundit, shifrat tregojnë që gati 6 mijë shqiptarë kanë ardhur në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone dhe kjo ka patur një impakt. Ka pasur një fluks të rritjes. Nëse e krahasojmë këtë periudhë me periudhën e vitit të kaluar, vetëm 23 shqiptarë kanë kaluar, kjo si shifër është bërë goxha e madhe dhe prandaj mediat e kanë trajtuar.
Emigracioni është pjesë e një debati më të gjërë në Britaninë e Madhe dhe në këtë rast janë edhe shqiptarët. Nëse do diskutojmë shifrat e shtetasve të huaj që kanë ardhur këto kohë, 18% janë shqiptarë, pjesa tjetër janë afganë dhe iranianë. Shqiptarët në total janë 18%, por ka pasur rritje kohët e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë