Eksperti Hodo: Bashkia të krijojë kushte të mira për parkimin, jo gjobitjen
Eksperti rrugor Mamir Hodo tha se bashkia nuk ka studiuar siç duhet problemet e trafikut dhe qarkullimit në mënyrë që t’u japë zgjidhje.
“Nuk ka studime të mirëfillta që garantojnë parkimin pa stres,” – u shpreh ai për “Mirëmëngjes në Euronews Albania.
Sipas tij aktorët kryesorë, si policia, bashkia dhe ekspertët duhet të rishikojnë situatën.
Të dhënat tregojnë se në Tiranë janë vendosur mbi 400 mijë gjoba vetëm vitin 2021.
“Nuk ka mundësi që në një qytet me 800-900 mijë banorë të ketë 447 mijë masa. Ka diçka që këtu nuk shkon mirë,” – shtoi eksperti.
Hodo sugjeroi që të krijohen njëherë kushtet e përshtatshme për vendparkim e pastaj për gjobitje, duke nxjerrë në pah problematikën e vendparkimeve me pagesë, ku jo të gjithë kanë lekë në celular për të dërguar mesazhin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor