Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët.
Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së sotme, ish-ministrja Nora Malaj, doktoreshë Senera Hoxha dhe aktivistja e shoqërisë civile në Kosovë Mimoza Gavrani kanë prerë flokët live në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Ato u shprehën se rasti i 22-vjeçares në Iran i ka sensibilizuar për të bërë një gjest simbolik në kuadër të asaj që quhet liria e paqes dhe e drejta e njeriut.
“Kjo ngjarje na ka sensibilizuar brenda vetes për të bërë një gjest simbolik në kuadër të asaj që quhet liria e paqes dhe e drejta e njeriut”- tha Nora Malaj.
“Duke parë një solidaritet si rrallë herë mes grash nga e gjithë bota, mendoj se duhet t’i bashkohesha edhe unë kësaj kauze për lirinë e grave që po vriten nga policia e moralit”- theksoi Senera Hoxha.
Teksa ka folur për rastin e vajzës në Iran, në një moment Nora Malaj është përlotur.
“Kauza nuk është vetëm e grave por edhe e shoqërisë, mendoj se roli i gruas është edhe i nënës e motrës; është një rol shumë i rëndësishëm në edukimin e familjes. Prehri i nënës është prehri i ngrohtë ku ti gjen zgjidhje në situata të vështira. Shoqëria është ende shumë larg asaj që ne duam të ndërtojmë.”- tha ajo.
Protestat nisën pas vdekjes së Mahsa Amini, e cili u arrestua dhe u dhunua për vdekje nga policia morale iraniane pasi kishte veshur keq hixhabin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjerohen protestat në Iran, studentëve iu bashkohen edhe punonjësit e rafinerive
- Protestat në Iran hyjnë në javën e katërt
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
Jonida Maliqi është e fiksuar për t’i rregulluar të gjitha fotot
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima