Eksperti i ekonomisë: E dinë sa u kushton nxjerrja e naftës? Vetëm propagandë!
Eksperti Klodian Muço tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria është duke bërë politikë dhe propagandë me naftën e Shpiragut.
Sipas tij, kjo shpjegohet edhe me faktin që vetë kompania Shell, që është një kompani shumë serioze, nuk ka bërë asnjë njoftim lidhur me këtë zbulim pas daljes së kryeministrit Edi Rama.
“Shelli nga dita që e përmendi Rama deri sot nuk ka nxjerrë asnjë lajm lidhur me zbulimin e naftës, kjo do të ndikonte pozitivisht në rritjen e aksioneve të veta në bursë. Shell është një kompani shumë serioze. Për të hapur një pus 6 mijë metra poshtë duhen qindra miliona euro. Me këto që thotë kryeministri duket se na mbyti nafta. Me çfarë do ta transportojmë këtë naftë? Duhen investime me qindra miliona euro në tubacione që të transportohet gjithë kjo naftë. Këto janë propagandë e pastër për të hequr vëmendjen nga PPP e famshme”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti i ekonomisë: Nafta e Shpiragut e pastër, shumë pak nevojë për përpunim
- Muço përplaset me Çoçolin: Me çfarë do ta transportojnë naftën nga Shpiragu?
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset