Eksperti i ekonomisë: Kriza e energjisë është keqmenaxhim i qeverisë
Kryeministri Rama paralajmëroi se Shqipëria po preket nga kriza ndërkombëtare e energjisë dhe për këtë pritet të rritet çmimi i energjisë elektrike. Për këtë, eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu tha se kriza e energjisë na nuk të bëjë me atë globalen, por me keqmenaxhim të qeverisë.
“Ne jemi në stade primitive sa i përket përdorimit të gazit, jemi jashtë kohës dhe nuk kemi lidhje me krizat ndërkombëtare të gazit. Ne problemin e kemi në keqmenaxhim të brendshëm”, u shpreh z. Shehu.
Eksperti përmendi se qeveria Rama ka deklaruar për një reformë të suksesshme në sektorin energjetik, kur në këtë moment, vendi ndodhet në një pasiguri sa i përket këtij sektori.
“Madje, para dy ditësh kryeministri Rama tha do të eksportojmë energji elektrike”, shtoi eksperti Shehu.
Sherefedin Shehu tha se ne si vend kemi burime të mjaftueshme ujore energjie, por nuk kemi punuar për diversifikimin.
Edhe menaxhimin e importeve dhe eksporteve të energjisë, eksperti i ekonomisë e quajti abuziv.
“Edhe sot qeveria ka referenca se ka blerë energji atje ku është më e shtrenjtë”, u shpreh eksperti Shehu.
Në fundi, eksperti i Ekonomisë sugjeroi se mund të bëhet një diversifikim me Kosovën, duke kompensuar njeri-tjetrin si shtete, pasi Kosova që e ka me termo (nxehtësi) dhe Shqipëria ka energji me hidro(ujë).
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun