Eksperti i shëndetit publik: Shqipëria ka fatkeqësisht masa absurde siç është ora policore
Komitetit Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka aplikuar masa kundërthënëse dhe të pabazuara në evidenca të sakta epidemiologjike.
Kështu u shpreh në “Now” me Erla Mëhillin eksperti i shëndetit publik në Gjermani, Erion Dasho.
“Komiteti i Ekspertëve në një vite e gjysmë pandemi ka marrë masa kundërthënëse, masa nga më të çuditshme dhe masat, të cilat nuk kanë qenë të bazuara mbi evidenca”, tha z. Dasho.
Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që vijon të aplikojë orën policore, masë të cilën z. Dasho e cilëson si jo efektive në frenimin e virusit.
“Për shembull, duke filluar nga masa që kemi sot. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka ende orë policore, është një masë pa asnjë efekt, ndërkohë njerëzit në supermarket futen pa maskë, në transportin publik pa maska, ti mban një orë policore që s’ka asnjë lloj kuptimi”, tha ai.
Eksperti theksoi se masa, e cila i detyonte qytetarët të mbanin maskë në rrugën nuk ka patur asnjë efekt pozitiv.
“Në kohën që Evropa i kushtonte vëmendje gjurmimeve dhe testimeve, Shqipëria u kërkoi qytetareve të mbajnë maskë në rrugë, ndërkohë që është një masë pa asnjë efekt”, tha ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun