Eksperti i sigurisë: Me këtë model politik është e vështirë të krijohet një polici me fytyrë tjetër
Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, thotë se mungesa e vullnetit politik ka penguar profesionistët e Policisë së Shtetit të kryejnë siç duhet detyrën e tyre. Këtë deklaratë ai e bëri për emisionin “Now” në Euronews Albania.
“Policia i ka me të vërtetë dosjet dhe ka shumë informacion dhe është vetëm çështje vullneti,dhe kryesisht është vullneti politik, që ndikon pastaj tek profesionistët në terren”, tha ai.
Ai thekson se për sa kohë do të mbizotërojë ky model politik është shumë e vështirë të shikojmë një frymë tjetër në radhët e Policisë së Shtetit, pavarësisht faktit se kush do ta drejtojë këtë institucion pas largimit të Ardi Veliut.
“Për sa kohë që do jetë ky vullnet politik edhe ky model politik, do ta kemi shumë të vështirë. Ndoshta ka ndonjë direktivë më të fortë nga partnerët tanë strategjikë dhe atëherë shpresojmë që të këtë vend për profesionistë, sepse kemi personalitete”, tha ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun