Eksperti i sigurisë: Një detaj i ri në hetimet e Gërdecit
Eksperti i sigurisë, Dritan Goxhaj zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” një detaj të ri në hetimet e Gërdecit.
“Aktet nënligjore këtu kanë dalë për dhënien e një baze ushtarake dy kompanive private dhe kjo bazë ushtarake nuk mund t’i jepet dy kompanive private pa u hequr nga inventari i pronave të ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Pra, kjo është çështje hetimore ushtarake, nuk mund të jetë çështje hetimore civile,” – u shpreh Goxhaj.
SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, bën me dije se Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare