Detajet e reja të dosjes “Gërdeci” dhe 2 pistat për trafikun e armëve në Afganistan

8 Shkurt 2023 | 21:39

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se paragrafi që i referohet SPAK në dërgimin ne gjykatë të çështjes Gërdeci ka të bëjë me një letër porosi të ardhur nga DASH drejt Ministrisë sonë të Drejtësisë.

Lita shpjegoi se bëhet fjalë për prova dhe dëshmi të reja që janë mbledhur gjatë hetimit të çështjes së trafikut të armëve që është bërë në SHBA për të manipuluar me një kontratë të Pentagonit me 300 mln dollarë.

“Efraim Diveroi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane, ka pranuar vetëm një akuzë për të cilën ka bërë 4 vjet burg. Ai dhe bashkëpunëtori i tij kanë dëshmuar për takimet në Tiranë dhe aferën që kanë bërë me kompaninë shtetërore MEICO me zyrtarë të qeverisë që kanë takuar. Dëshmitë e tyre kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë që akoma s’i ka çuar në SPAK se nuk ka pasur kohë për t’i përkthyer. Janë dy afera të ndryshme në Gërdec; është ajo me viktima dhe afera e trafikut të fishekëve drejt Afganistani që zhvillohej në Shqipëri”, shpjegoi Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026