Eksperti pyet kreun e Sindikatës së Fermerëve: Pse nuk i rrisni pagat?
Emigracioni masiv i shqiptarëve mund të çojë në mungesë të fuqisë punëtore në vend për çdo sektor deri në vitin 2030, sipas një studimi.
Eksperti i punësimit Kosta Barjaba dhe kreu i Sindikatës së Fermerëve Eduart Sharka, janë përfshirë në një debat në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, në lidhje me rritjen e pagave.
Bajraba pyeti Sharkën se përse ai nuk u rrit pagën punëtorëve të tij në mënyrë që të mos largohen nga vendi, teksa ai iu përgjigj se kjo vendoset nga ekuilibri i ekonomisë.
Pjesë nga debati:
Kosta Bajraba: Keni të punësuar ju personalisht?
Eduart Sharka: Po, kam.
Kosta Bajraba: Pse nuk ua rrisni pagën? Dëgjoj nga sipërmarrës që në Shqipëri nuk po rriten pagat. Pagat nuk rriten nga qeveria por nga ekonomia. Sa prodhon ekonomia aq do të rritet paga.
Eduart Sharka: Reformat bëhen nga qeveria.
Kosta Bajraba: Rrituni pagëve punëtorëve dhe do të rritet ekonomia.
Sipas Bajrabës, vendi ka mungesë të theksuar për mjekë specialistë dhe duhet të rritet numri i mjekëve të diplomuar.
Ndërsa, Sharka u shpreh se shumë punëtorë po vijnë nga Bangladeshi për shkak të emigracionit të qytetarëve shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve