Eksperti zbulon sekretin e formës së N’Golo Kante
N’Golo Kante ka treguar një formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni duke qenë kështu një nga kandidatët për t’u shpallur lojtari më i mirë.
Francezi që fitoi Champions League me Chelsea ishte në një formë spektakolare përballë Real Madrid në gjysmëfinale ndërsa u shpall lojtari i ndeshjes në finale me Manchester City.
Janë të shumtë ata që e sugjerojnë si fitues të Topit të Artë për t’i dhënë fund dominimit të Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa në garë janë dhe Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Gregory Dupont, trajneri i fitnesit te Real Madrid duke folur për përgatitjen fizike të Kante thotë se në situata intensive ai jep më të mirën.
“Është në gjendje të përsërisë përpjekjet dhe të rikuperohet si askush tjetër. Kujdeset shumë për ushqimin, hidratimin dhe fle shumë gjumë”, thotë Dupont.
Eksperti e cilëson Kante si lojtar shumë profesionist që kujdeset shumë për trupin e tij. Një nga faktet më interesante është se ai kurrë nuk shkon për të fjetur më vonë se sa ora 23:30.
Përveç fitores së Champions League, Kante është pjesë integrale e Francës së Didier Deschamps dhe shpreson të çojë në shtëpi këtë verë një tjetër titull.
Mesfushori ka arritur diçka të pazakontë duke fituar dashurinë e të gjithëve, jo vetëm të shokëve të skuadrës por edhe të kundërshtarëve.
Shtatshkurtri gjatë Euro 2020 është lojtari i Francës që ka mbuluar më shumë fushën (32km) si dhe ka realizuar pasimet më të sakta (90%).
Edhe pse struktura e tij trupore është vetëm 169 centimetër, ndikimi i tij në fushë është i jashtëzakonshëm.
“Ai e meriton Topin e Artë, është një nga motorët e Francës”, shprehet trajneri Didier Descahmps.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta