Eksploziv në stacionin e Berlinit, “gjueti” për kapjen e të dyshuarit

31 Tetor 2024 | 16:14

Policia gjermane po kryen kërkime masive për një person që braktisi një çantë të mbushur me eksploziv në një stacion treni në Berlin dhe që arriti t’u shpëtonte oficerëve të policisë.

Autoritetet deklaruan se agjentët e kishin ndaluar të dyshuarin për një kontroll rutinë në stacionin “Nojkëln” të kryeqytetit gjerman, por ai u largua me vrap dhe më pas u gjet çanta me lëndë shpërthyese.

Çanta u mor në dorëzim nga ekspertët e policisë, të cilët e çan në një park të afërt, ku dhe e shpërthyen në mënyrë të kontrolluar.

Kërkimet janë ende në vazhdim, edhe pse zyrtarët nuk e kanë ende të qartë identitetin e të dyshuarit dhe qëllimet e veprimit të tij.

Çanta e tij mbante një lloj eksplozivi shumë të rrezikshëm, të tipit “triaçeton triperoksid”, që është përdorur në sulmet ekstremiste të ndodhura në Gjermani.

Dirk Vieze, një ligjvënës nga partia e kancelarit gjerman Olaf Sholc, deklaroi për mediat se, policia kishte parandaluar një sulm të planifikuar.

“Kjo tregon qartë se sa i lartë është rreziku nga terrorizmi në vendin tonë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026