U shpall fajtor për sulmin terrorist në një xhami, Irani ekzekuton gjermanin

29 Tetor 2024 | 08:08

Irani ekzekutoi shtetasin iraniano-gjerman Jamshid Sharmahd i cili ishte dënuar për sulme terroriste, njoftoi të hënën media shtetërore iraniane.

Jamshid Sharmahd ishte dënuar me vdekje në vitin 2023 lidhur me akuzat për “korrupsion në tokë”, një vepër penale që mund të ndëshkohet me dënim me vdekje sipas ligjeve islamike të Iranit.

Ai ishte akuzuar nga Irani se drejtonte një grup që mbështet monarkinë. Ky grup mbahet përgjegjës nga autoritetet iraniane për një sulm vdekjeprurës me bombë në 2008 dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Arrestimi i Jamshid Sharmahdit u njoftua në vitin 2020 dhe në deklaratën e atëhershme të ministrisë së Inteligjencës ai cilësohej si “udhëheqësi i grupit terrorist Tondar, i cili drejtoi aktet terroriste ndaj Iranit, nga Amerika”.

Tondar, me bazë në Los Anxheles, thotë se synon të rikthejë monarkinë iraniane që u përmbys nga revolucioni islamik i 1979. Grupi drejton radio dhe stacione televizive pro opozitës iraniane, jashtë vendit.

“Ekzekutimi i dënimit me vdekje ndaj bashkëqytetarit tonë Jamshid Sharmahd është një krim i rëndë”, tha të hënën për agjencinë Reuters udhëheqësi i kristian demokratëve të CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz.

Udhëheqësi i opozitës i kërkoi qeverisë gjermane që të reagojë me vendosmëri duke u shprehur se “diplomacia e qetë” ka dështuar.

Ai sugjeroi rishikimin e marrëdhënieve me Iranin duke shtuar se “ambasadori iranian duhet të dëbohet”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026